Flash News

KRYESORE

Vriten tre anëtarë të familjes së organizatorit të sulmeve në Sri Lanka

Vriten tre anëtarë të familjes së organizatorit të

Babai dhe dy vëllezërit e Zahran Hashim, që dyshohet si organizatori i sulmeve vetëvrasëse në Sri Lanka, janë vrarë nga policia, gjatë një kontrolli në banesën e tyre, ku mbetën të vdekur edhe 13 persona të tjerë.

Autoritetet vendase besojnë se Zahran ishte organizatori i sulmeve me bomba në ditën e Pashkëve, ku u vranë mbi 250 persona. Sulmet u kryen në kisha dhe hotele në mbarë vendin.

Policia ka konfirmuar se Zahran ka vdekur gjatë sulmit vetëvrasës në hotelin Shangri-La në Colombo. Ai ishte shfaqur në një video të grupit militant, Shteti Islamik, duke marrë përgjegjësinë për këto sulme të koordinuara.

Që prej sulmeve të 21 prillit, në Shri Lankë, rreth 10 mijë ushtarë janë dërguar në mbarë vendin, për të ofruar siguri dhe për të kryer kontrolle te ndryshme.

Të fundit