Flash News

KRYESORE

Vuçiç: Nëse do të ishte Putin president, NATO nuk do na kishte bombarduar

Vuçiç: Nëse do të ishte Putin president, NATO nuk do na

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi se e shkuara do të ishte ndryshe nëse Vladimir Putin do të ishte në krye të Rusisë, kur NATO bombardoi Serbinë.  Ai u takua në Soçi me presidentin rus, ku diskutuan për Kosovën.

“Nuk jam optimist për gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën, pavarësinë e së cilës ne e kundërshtojmë. Për këtë kemi edhe mbështetjen e Rusisë. Nëse në krye të federatës ruse në do të ishte Putin, atëherë bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë nuk do të kishin ndodhur”, tha

Ndërsa Putin deklaroi se zgjidhja për Kosovën duhet të kërkohet në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe se Rusia mbështetë çdo zgjidhje që do të arrihej në bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por do të jetë në anën e Serbisë.

Presidenti serb shtoi se Serbia pret pajisjen e ushtrisë së saj me armatime të tjera ruse.

Të fundit