Flash News

KRYESORE

Yuri Kim i shkoi në zyrë para protestës për Teatrin, Rama: Ambasadoren e takova për reformën zgjedhore

Yuri Kim i shkoi në zyrë para protestës për Teatrin, Rama:

Kryeministri Edi Rama tregoi për Euronews Albania rreth takimit që pati ditën e sotme me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim.

Rama tregoi se nuk kishte biseduar vetëm me ambasadoren Kim, por edhe me përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë. Fokusi i diskutimit ishte  reforma zgjedhore.

“Kemi qenë së bashku me disa përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar me të cilët kemi ndarë shqetësimin për domosdoshmërinë e rifillimit të menjëhershëm të punës për reformën zgjedhore, sepse ajo është detyrim i përbashkët ndaj të gjithë publikut shqiptar,” – tha Rama, i cili kujtoi se reforma është kërkuar edhe nga BE-ja dhe ajo duhet materializuar në tryezën e përbashkët sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Reforma zgjedhore aktualisht është ndalur, pasi opozita nuk ka qenë prezente në mbledhjet e Këshillit Politik, kjo si reagim ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar.

“Kemi humbur shumë kohë duke pritur miqtë që pa pritur e pa kujtuar janë mbërthyer nga pasioni për teatrin dhe faktikisht jemi në hapat e fundit, nëse duam të arrijmë që këtë reformë ta bëjmë funksionale në zgjedhjet e ardhshme", shtoi Rama.

Të fundit