Flash News

KRYESORE

Zakoni i të fjeturit vonë, rrit mundësinë e vdekjes së parakohshme

Zakoni i të fjeturit vonë, rrit mundësinë e vdekjes së

Personat të cilët flenë vonë, janë më të rrezikuar nga sëmundjet dhe vdekja e parakohshme.

Sipas një studimi të kryer, mbi 1.5 milionë persona të moshës nga 30-73 vjeç, të cilët janë ndjekur për rreth 7 vjet, kanë dalë në konkluzionin se këta persona janë më të predispozuar të preken nga sëmundjet si, diabeti, sëmundje të frymëmarrjes, probleme gastrointestinale dhe neurologjike.

Profesorët e universiteteve britanike dhe amerikane, theksojnë se ata që flenë vonë në krahasim me ata që flenë normalisht dhe nisin ditën herët në mëngjes, janë të rrezikuar deri në 10% për t’u prekur nga një vdekje e parakohshme.

Studiuesit thonë që ritmi biologjik duhet respektuar dhe sugjerojnë që të studiohen orare pune të përshtatshme dhe të mëvonshme në mëngjes, për njerëzit që kanë problemin që flenë shumë vonë, në mënyrë që mos të humbasin produktivitetin.

Të fundit