Flash News

KRYESORE

Zeqo: Tërmeti zbuloi se jemi një shtet prej kartoni, s’kam dëgjuar që kryebashkiakët të kërkojnë falje

Zeqo: Tërmeti zbuloi se jemi një shtet prej kartoni, s’kam

Studiuesi Moikom Zeqo mendon se tërmeti i 26 nëntorit tregoi se jemi një shtet prej kartoni, ndërsa i trembet faktit se dëmet që monumentet e kulturës kanë pësuar do të jenë mjaft të vështira për t’u riparuar.

“Dëmet nga tërmeti kanë qenë të shumta. Dëmtimet ishin të shumta në Durrës e Thumanë. Ka dy elementë të gabimit njerëzor, e para ndërtimet në zona Kënetore në Durrës dhe gabimi i dytë njerëzor është se disa banesa që ishin shpallur të pabanueshme, u banuan. Pushteti vendor gaboi, por nuk kam dëgjuar që kryebashkiakët të kërkojnë falje. Një analizë e thellë do të nxirrte përgjegjësitë. Duhet një mea culpa e pushtetit vendor. Më 26 nëntor 2019 kishim një shtet prej kartoni.”, tha Zeqo në “Neës 24”.

Ai më pas shpreh shqetësimin e tij për monumentet e kulturës, të dëmtuara nga ky tërmet.

“Kjo administratë nuk ka specialistë, por ka njerëz të komanduar në punë. Administrata është e papërshtatshme, Kryesisht vënë njerëz me njohje e nuk ka specialist. Unë kam ngritur zërin që Ministria e Kulturës të restaurojë ata ndërtesa historike që u shkatërruan. Ne nuk kemi specialistë për të bërë rikonstruksione. Nuk e kuptoj sesi ne heshtim përballë kësaj kasaphane. Nuk ishte pabesi, natyra ka punët e saj. Durrësi ka pësuar tre tërmete, edhe dy më herët në shekullin e parë dhe të katërt. Vdekja e 51 personave është bilanc i rëndë për vendin. Edhe dëmi ekonomik ishte i madh”, vazhdoi shkrimtari.

Të fundit