Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet e 18 qershorit, Nishani thërret në takim anëtarët e Kolegjit Zgjedhor: Trajtoni me korrektësi konfliktet

Zgjedhjet e 18 qershorit, Nishani thërret në takim anëtarët

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka thërritur sot në një takim anëtarët e Kolegjit Zgjedhor. Nishani e ka konsideruar me rëndësi veprimtarinë e Kolegjit dhe ka kërkuar ushtrimin e të gjithave funskioneve gjatë procesit zgjedhor në Shqipëri.

Presidenti ka kërkuar në anëtarët që të trajtojnë me korrektësi konfliktet që do të paraqiten lidhur me zgjedhjet, ndërsa ka theksuar se është e rëndësishme që Kolegji t’i qëndrojë Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.

Kolegji Zgjedhor ka për detyrë të shqyrtojë të gjitha pretendimet e partive politike dhe kandidatëve për procesin elektoral që do zhvillohet gjatë muajt qershor.

Pjesë e këtij kolegji janë zgjedhur tetë gjyqtarë: Artur Malaj; Tomorr Shkreli; Ridvan Hado; Shkëlqim Mustafa; Lindita Sinanaj; Gjin Gjoni; Astrit Kalaja; Sotiraq Lubonja.

Të fundit