Flash News

KRYESORE

‘Zgjedhorja’/Hajdari: Jo të gjitha propozimet të realizueshme; Gjiknuri: Reforma do votohet edhe pa dakordësinë e opozitës

‘Zgjedhorja’/Hajdari: Jo të gjitha propozimet të

Pas dy muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë, sot është zhvilluar online mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Takimi u drejtua nga dy bashkëkryetarët, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri, të cilët në përfundim thanë për mediat se në vijim do të mblidhet këshilli politik bashkë me opozitën jashtëparlamentare.

Gjinkuri u përgjigj edhe pas deklaratave te kryetares së LSI, Monika Kryemadhit lidhur me praninë e opozitës në Këshillin Politik.

”Kuvendi na ka lënë një afat 30 qershor dhe ky duhet të jetë afati i fundit pasi Reforma Zgjedhore është pikë themelore para uljes në konferencën ndërqeveritare. Opozita jashtëparlamentare ta shfrytëzojë këtë kohë në maj dhe Kuvendi në qershor të shqyrtojë për draftet. Nuk i kuptova disa deklarata të opozitës se a janë gati të vazhdojnë me dialogun apo këto draftet që propozojnë. Dora jonë është e shtrirë, por mospjesëmarrja e tyre nuk mund të mbajë peng këtë proces.

Dua të nxis dialogun, kam folur me diplomatë të jashtëm dhe nuk kam marrë përgjigje definitive.

është në interes të PD për të vazhduar dialogun. Kuvendi i ka votat, do përpiqemi dhe me opozitën parlamentare t’i bëjmë votat. Dëshira ime është që opozita të jetë pjesë integrale” , tha Gjiknuri.

Hajdari: Draftet e opozitës jo të gjitha janë të realizueshme

Nga ana tjetër, bashkëkryetarja Rudina Hajdari deklaroi pas takimit se po shqyrtohen draftet e opozitës, por sipas saj jo të gjitha janë të realizueshme. Ajo tha se Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt se është detyrë që e kanë për shqiptarët.

”Komisioni po sheh të gjitha propozimet që janë paraqitur nga palët.

Nëse ka një Reformë Zgjedhore që do i japë fund mënyrës si procedohet me zgjedhjet atëhere ne duhet të merremi me të .

Beteja ime për sistemin zgjedhor do të vazhdojë. Parlamenti sot nuk e gëzon sovranitetin e popullit.

Jam gati që Shqipëria të ecë përpara dhe të futet në BE dhe Reforma Zgjedhore të mbarojë sa më parë. Kemi shansin të anëtarësohemi në BE dhe pse të ngelet peng Reforma Zgjedhore. Të lëmë interesat e ngushtë politike por të shohim interesat e shqiptarëve. ” u shpreh Hajdari.

Të fundit