Zhdekretimi i zgjedhjeve/ 7 deputetët që votuan kundër rezolutës së Edi Ramës

Rezoluta e Partise Socialiste për të shpalluar nul dekretin e Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit u mbështet nga 100 deputetë, 7 votuan kundër dhe dy abstenuan.

Ligjevenesit qe votuan kundër ishin edhe Fatjona Dhimitri, Lefter Maliqi, Elda Hoti, Klajdi Qama, Artur Roshi, Vasil Sterjovski dhe Besnik Troiplini.

Ndërsa deputeti Ralf Gjoni, ish krahu i djathtë i Ilir Metës edhe pse u shpreh kundër rezolutës gjatë fjalës së tij, mungoi në çastin e votimit.

Në votim munguan edhe Rudina Hajdai, Tom Doshi, Erion Piciri, Edlira Hyseni, Adriatik Alimadhi, Amra Barova, Suzana Topi dhe Fatmir Velaj.