Flash News

KRYESORE

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Shkodër, humb jetën i moshuari

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Shkodër,

Një zjarr ka rënë në një pallat në lagjen Zdrale të Shkodrës. Dysohet se shkak i këtij zjarri është bërë rrjedhja e gazit nga një bombol, ku më pas flakët kanë përshirë dy hyrje pallati në katin e 5-të.

Sipas informacioneve, ka humbur jetën Ismet Abdurrahmani rreth 70 vjeç. Ndërsa raportohet edhe për dëme të konsiderueshme materiale.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar dy zjarrfikëse. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 02.02.2020, në orën 19:20, në lagjen “Ahmet Haxhija” Shkodër, ka rënë zjarr në katin e pestë të një pallati, në banesën e shtetasit I. A. 70 vjeç, i cili si pasojë e zjarrit dhe tymit, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, si dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të 70 vjeçarit duke e dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër

Shërbimet e Policisë  kanë evakuar banorët me qëllim mos lëndimin apo asfiksimin e tyre nga tymi.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Të fundit