KRYESORE

Zjarri në çerdhe, Vokshi: Zbulon të vërtetën e Veliajt si një kryebashkiak hajdut që shkakton viktima pas fasadës

Zjarri në çerdhe, Vokshi: Zbulon të vërtetën e

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar pas lajmit për zjarrin e rënë në çerdhen numër 14 në Tiranë. Vokshi thotë se nëse ngjarja do kishte ndodhur vetëm pak orë me vonë, në kohën kur prindërit sjellin fëmijët në kopsht, atëherë pasojat do të ishin fatale.

Deputetja e PD-së, sjell në vëmendje edhe ngjarjen e ndodhur disa muaj më parë në shkollën 9-vjeçare “Osman Myderizi”, e rikonstruktuar në vitin 2016, tavani u shkëput duke lënduar edhe mësuesen, teksa po shpjegonte mësimin.

“Të tilla ngjarje, që fatmirësisht nuk patën pasoja tragjike, zbulojnë të vërtetën e Erion Veliajt, si një kryebashkiak hajdut, që shkakton viktima pas fasadës shumëngjyrëshe e që korrupsionin e mbulon duke blerë median!”, shkruan Vokshi në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë i Albana Vokshit

SHPËRTHIMI NË KOPSHTIN Nr. 14 NË TIRANË, VELIAJ TENTON TË FSHEHË GJURMËR E KRIMIT!!

Një ngjarje shumë e rëndë, një shpërthim prej rrejdhjes së gazit, ka ndodhur sot në kopshtin nr. 14 në rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Shpërthimi mund të kishte pasur pasoja fatale, nëse do të kishte ndodhur, vetëm pak orë me vonë, në kohën kur prindërit sjellin fëmijët në kopësht.

Ngjarja merr përmasa edhe me të rënda, kur mësohet se me urdhër të Veliajt, nënpunësit e bashkisë, mashtrojnë duke fshehur gjurmët e krimit.

Vetëm pak muaj më parë, në shkollën 9-vjeçare “Osman Myderizi”, e rikonstruktuar në vitin 2016, tavani u shkëput duke lënduar edhe mesuesen Elbarina Toshkallari, teksa po shpjegonte mësimin.

Nëse nuk reagohet sa më parë nga; Prokuroria, e cila duhet të hetojë dhe të nxjerrë para drejtësisë fajtorët, nëse institucionet ligjzbatuese nuk bëjnë inspektimet e duhura, herën tjetër pasojat mund të jenë katastrofike.

Të tilla ngjarje, që fatmirësisht nuk patën pasoja tragjike, zbulojnë të vërtetën e Erion Veliajt, si një kryebashkiak hajdut, që shkajton viktima pas fasadës shumëngjyrëshe e që korrupsionin e mbulon duke blerë median!

 

Të fundit