Flash News

KRYESORE

Zjarri në godinën e bashkisë së Durrësit, reagon Dako dhe tregon çfarë i shkaktoi flakët   

Zjarri në godinën e bashkisë së Durrësit, reagon Dako

Dje, një pjesë e godinës së bashkisë së Durrësit u përfshi nga flakët, duke alarmuar qytetarët.

Flakë dhe tym ka pasur në bodrumin katit të parë e sipas zjarrfikësve kjo ndodhi për shkak të një kablloje të vjetër elektrike.

Kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako reagoi për ngjarjen në rrjetet sociale dhe sqaron jo vetëm shkakun, por edhe se flakët nuk sollën asnjë dëmtim në materialet e bashkisë.

“Në ambientet e bashkisë së Durrësit në katin e parë (bodrum) ka rënë zjarr për arsye të djegies së një kabulli elektrik. Garantoj gjithë opinionin publik se zjarri nuk ka shkaktuar asnjë dëmtim në materialet e bashkisë. Falënderoj njësinë e zjarrfikësve për ndërhyrjen në kohë”, shkruan Dako.

Në bodrumin e katit të parë ndodhet edhe sektori i të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore, si dhe sektori i gjendjes civile.

Zjarrfikësit shkuan në vendngjarje dhe bënë ventilimin e ambienteve të mbushura me tym.

Të fundit