Flash News

KRYESORE

0 ditë kohë për të apeluar vendimin, zbardhet urdhri kontradiktor i dëbimit të Harun Çelik nga Shqipëria

Zbardhet urdhri i dëbimit nga autoritetet shqiptare në varësi të Ministrisë së Brendshme të mësuesit Harun Çelik nga Shqipëria në Turqi, më 1 janar të këtij viti.

Sipas urdhrit, shtetasi turk, thuhet se “nuk plotëson kushtet e nevojshme për qëndrim referuar nenit 109/A”.

Po ashtu, në pikën 2, turkut nuk i është lënë asnjë ditë kohë për të ankimuar vendimin. “Afati për largimin nga territori jo më shumë se 0 ditë nga data e njoftimit”, thuhet në urdhër pasuar nga pika tjetër: “Dalja jashtë territorit të bëhet nga Rinasi”.

Sipas urdhrit, Çelik nuk i lejohet të hyjë në territorin shqiptar deri në 2025-ën, pasuar me pikën tjetër kontradiktore me të dytën ku thotë: “Kundër këtij urdhri mund të bëhet ankesë mbështetur në nenin 122 të ligjit nr.108/2013 ‘Për të huajt’”.

Çelik më herët ka qenë i dënuar disa muaj në Shqipëri, i cili u arrestua në aeroport si i akuzuar për veprat penale “falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “falsifikim i dokumenteve”.

Dy javë më parë, Gjykata në Turqi ka vendosur të lërë në burg të akuzuarin si pjesëmarrës në organizata terroriste.

Dy eurodeputetet e Parlamentit Evropian Rebecca Harms dhe Rampona Strugariu reaguan pas deportimit të shtetasit turk Harun Çelik në Turqi nga Shqipëria.

Edhe raportuesi për Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës Andre Hunko deklaroi se Shqipëria mund të gjobitet dhjetëra mijëra euro për rastin e depërtimi.

Më poshtë, dokumenti nga abcnews:

Të fundit