All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

1.1 ton kanabis në Turqi, ‘Met shqiptari’ shikonte mbërritjen e drogës nga maja e një kodre

1.1 ton kanabis në Turqi, ‘Met shqiptari’ shikonte
All - Paragraf - 1

Zbardhen detaje të tjera sa i takon kapjes së 1.1 ton kanabis si dhe arrestimin e 11 personave, mes tyre, sipas mediave turke, është arrestuar edhe ‘baroni’ shqiptar Met Kanani, me pseudonimin “Met shqiptari”.

All - Paragraf - 3

Për 6 muaj me radhë policia dhe autoritetet vendase kanë mbajtur nën mbikëqyrje grupin ndërkohë që, sipas asaj që raportojnë mediat turke, gjatë hetimit u zbulua se do të mbërrinte edhe vetë ‘baroni’ shqiptar i drogës, Met Kanani.

Pas lokalizimit të tij, policia turke e mbante nën vëzhgim ndërkohë që gjatë hetimeve u pa se Met Kanani po shikonte mbërritjen e drogës nga maja e një kodre. Por ai nuk e dinte se po ndiqej nga policia, e cila edhe e kishte fotografuar.

Met Kanani u arrestua së bashku me 6 persona të tjerë në depon e cila shërbente për magazinimin e drogës. Në këtë magazinë u gjet e gjithë sasia prej 1.1 ton kanabis.

Të fundit