All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

1.15 mld euro për Shqipërinë, Rama falenderon donatorët me fjalët e Biblës dhe Kuranit: Njerëzimi është një komb i vetëm

1.15 mld euro për Shqipërinë, Rama falenderon donatorët me
All - Paragraf - 1

Prej orës 14:30 u zhvillua në Bruksel Konferenca e Donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

All - Paragraf - 3

Pasi të gjitha shtetet pjesmarrëse ofruan ndihmën e tyre, që konsistonin në grante, hua, projekte zhvillimi e investime, drejtuesi i Konferencës Oliver Varleyi deklaroi se shuma totale e mbledhur arriti 1.15 miliardë euro.

Në përmbyllje të Konferencës së Donatorëve për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama shprehu falenderimet për vendet që dhanë shumat monetare.

Duke cituar fjalë të dy librave të shenjtë, Biblës dhe Kuranit, Rama tha se shuma e mbledhur shkon përtej imagjinatës dhe tregoi se qeveria shqiptare besonte që të arrinte të paktën 50 përqind të vlerës së grumbulluar.

“Para se të vinim këtu po spekulonim. Nëse arrijmë 50 përqind të vlerës mund të ndjehemi pa ankth.Do të ketë qenë ndonjë magji. Kjo shkon përtej imagjinatës më të shfrenuar. Nuk di ç të them.

Më lejoni që të jem mistik. Më lini të citoj diçka nga bibla, korintët ku thuhet: Në një frymë u pagëzuam në një trup e të gjithë vijmë nga e njëjta frymë e shpirtit.

Nese një pjesëtar vuan të gjithë vuajnë, nëse një nderohet të gjithë nderohen.

E ndërsa citoj biblën nuk mund të le pa e pa përmyllur me kuranin: Njerëzimi është një komb i vetëm”, tha ndër të tjera Rama.

Të fundit