All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“1.2 milion maska të skaduara për personelin shëndetësor”, PD kallëzon penalisht ministren Ogerta Manastirliu

All - Paragraf - 1

Partia Demokratike, ka zbardhur për mediat kallëzimin penal për ministren e Shëndetësisë

All - Paragraf - 3

Ogerta Manastirliu dhe zyrtarët që akuzohen për shpërndarjen tek personeli shëndetësor të 1.2 milionë maskave të skaduara.

PD akuzon Ministren e Shëndetësisë se është përfshirë në një veprimtari kriminale me pasoja të rënda për shëndetin e stafit mjekësor, duke urdhëruar shpërndarjen dhe përdorimin nga personeli mjekësor të maskave të skaduara prej dhjetorit 2011.

“Ky është një krim i rëndë shtetëror me përgjegjëse direkte ministren e Shëndetësisë, e cila është përfshirë në një operacion manipulimi për të marrë mbetjet spitalore që duhej të asgjësoheshin dhe për t’ia vënë në dispozicion stafit mjekësor.”- thuhet në kallëzimin e 10 Marsit të Partisë Demokratike, të firmosur nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Partia Demokratike denoncoi dje se qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor. Kutitë me maskat e skaduara kishin një etiketë që mbulonte datën e skadencës, duke shkelur ligjin në mënyrë të dyfishtë.

Dokumenti

Të fundit