All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

1.5 mln dollarë drogë në ‘Toyota’, Balla heq përgjegjësinë nga vetja: Një deputete e PS dhe dy të PD kanë qenë së fundmi në Gjermani

1.5 mln dollarë drogë në ‘Toyota’, Balla heq
All - Paragraf - 1

Taulant Balla ishte personi të cilit iu drejtua sot Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit, kur e akuzoi se është parë në Gjermani me një automjet ‘Toyota Yaris’ dhe 1.5 miliion dollarë drogë brenda saj.

All - Paragraf - 3

I pyetur nga gazetarët se cilit politikan iu referua Basha, Taulant Balla përmendi emrat e tre deputëtëve shqiptarë që kanë qenë së fundmi në Gjermani, duke hequr përgjegjësinë nga vetja.

“Në 20 ditët e fundit, në Gjermani kanë qenë këta deputetë shqiptarë: Mimi Kodheli nga PS, dhe nga PD Sali Berisha me Lulzim Bashën. Tani, nëse Saliu ka qenë me drogë në ‘Toyota’ dhe e ka parë Lulzimi, kjo është çështje e brendshme e PD. Që Basha ka problem të theksuara që burojnë edhe nga Babalaja, këto janë çështje të Lulzimit, por kujtojmë në këtë rast se fakti që ju thoni përbën një vepër penale. Të kesh parë me sytë e tua një deputet me një Toyota dhe me një 1.5 mln dollarë drogë...” tha Balla jashtë ambienteve të Kuvendit.

Basha zbulon vizitën e Ballës në Gjermani: Bleu ‘Toyota Yaris’ me 1.5 mln dollarë drogë brenda

Të fundit