All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

1.5 ton në një javë, kapet një tjetër sasi droge “made in Albania’ në brigjet italiane

1.5 ton në një javë, kapet një tjetër sasi droge
All - Paragraf - 1

Policia italiane ka sekuestruar një sasi tjetër me lëndë narkotike, ndërsa po tentohej të trafikohej me skaf në tregun e shtetit fqinj.

All - Paragraf - 3

Sot në Lecce u kapën rreth 300 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa dhe po transportohej me gomone nga dy shqiptarë, të cilët tashmë janë arrestuar nga karabinierët.

Ndërkohë, më 4 tetor nga një operacion i zhvilluar nga policia e Barit u kapën rreth 700 kilogram kanabis që vinte nga Shqipëria si dhe u arrestuan 17 persona, mes tyre edhe shqiptarë.

Ndërkohë, më 9 tetor dy shqiptarë të tjerë kanë përfunduar në pranga, si dhe u sekuestruan mbi 500 kg lëndë narkotike nga autoritetet italiane.

Gjatë një operacioni në det të hapur, policia ka mundur të bllokojë një gomone, me ngarkesë 557 kilogramë lëndë narkotike të llojit marijuanë, të ndarë në 24 pako. Sipas mediave italiane, droga vinte nga Shqipëria dhe në pranga ranë dy skafistët, përkatësisht 32 dhe 27 vjeç.

Vlera e drogës llogaritej deri në 5 milionë euro dhe kishte si destinacion tregun italian.

Pra, me një përllogaritje të thjeshtë rezulton se në vetëm një javë është sekuestruar në brigjet italiane rreth 1.5 ton lëndë narkotike e ardhur nga Shqipëria.

Të fundit