All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“1.6 mld euro”, PD: Veliaj premtoi zero leje ndërtimi, por u bë garant i pastrimit të parave të pista  

“1.6 mld euro”, PD: Veliaj premtoi zero leje ndërtimi, por u
All - Paragraf - 1

Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se e ka shndërruar Tiranën në “lavatriçen” më të madhe të parave të pista.

All - Paragraf - 3

Përmes një deklarate për mediat nga kreu i FRPD, Belind Këlliçi, PD thekson se pesë vjet pas mandatit jo vetëm që firmosi leje ndërtimi, por ua dha ato kompanive që, sipas llogarive të ekspertëve ndërkombëtarë, kanë pastruar para të pista nga trafiku i drogës dhe nga korrupsioni deri në 1.6 miliardë euro.

“Raporti i Global Initiative Netëork vlerëson se 60% e investimeve në ndërtim në Tiranën e drejtuar nga Erion Veliaj dhe, indirekt nga Edi Rama, burojnë nga paratë e pista.

Ekspertët e huaj llogarisin se vetëm në Tiranë janë investuar në betonin e lejeve të ndërtimit 1.6 miliardë euro, gati sa 1/3-ta e buxhetit vjetor të Shqipërisë.

Tirana është sot një qytet që vështirë se e njeh, edhe nëse ke jetuar në kryqytet për pak vite. Lulishtet janë zhdukur për t’u zëvendësuar nga përbindësha betoni që pastrojnë paratë e krimit të organizuar dhe të pushtetarëve të korruptuar.

Rrugët janë ngushtuar, sepse Erion Veliaj dhe Edi Rama kanë zgjedhur betonin që pastron paratë e pista përpara interesit qytetar.

Bashkia e Tiranës ka më pak prona sot, sepse Erion Veliaj i ka dhuruar ato tek kompani që investojnë në beton paratë e trafikantëve të drogës apo të politikanëve që kanë vjedhur shqiptarët.

Edhe shembja e Teatrit Kombëtar në mes të pandemisë i shërben qëllimit të pastrimit të parave me firmën e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt.

Beteja ndaj pastrimit të parave dhe krimit të organizuar është një nga objektivat kryesorë të Partisë Demokratike në drejtimin e vendit.

Beteja për një Shqipëri të pastër është beteja e çdo shqiptari. Beteja për një vend të çliruar nga zinxhirët e krimit dhe të korrupsionit është ajo çfarë pret çdo shqiptar punëtor dhe i heshtur. Ne jemi gati ta bëjmë këtë betejë dhe ta fitojmë!”, u shpreh Këlliçi.

Të fundit