All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

"1.6 mld euro të pastruara përmes ndërtimeve në kryeqytet", Pollo tregon rrënjët e aferave korruptive; akuza dyshes Rama-Tahiri

All - Paragraf - 1

Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo ka komentuar raportin e “Global Initiative”, i cili theksonte se 60% e firmave që ndërtuan në kryeqytet në 2017-2019 nuk justifikojnë burimin financiare.

All - Paragraf - 3

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pollo shkruan se e gjithë situata “me pastrimin e 1.6 miliardë eurove në tre vjetë”, nisi një vit pas kanabizimit të vendit nga dyshja Rama-Tahiri. Sipas ish-deputetit, këto afera korrupsioni, të cilat dëmtuan sipërmarrjen e lirë dhe pasuruan një grup oligarkësh e banditësh, janë denoncuar sistematikisht nga opozita dhe tashmë është koha për ndryshim një orë e më parë.

Reagimi i plotë i Pollos:

Shqipëria: 60% e firmave që ndërtuan në kryeqytet në 2017-2019 nuk justifikojnë burimin financiare; U pastruan 1.6 mld euro në tre vjet" konkludon raporti i Global Initiative.

Filloi fiks një vit mbas gjithë-kanabizimit nga dyshja Rama-Tahiri. U denoncua sitematikisht nga opozita. Shkak për gjendjen mizerabël të ekonomisë e biznesit (përveç keqqeverisjes, supertaksave, korrupsionit por edhe tërmetit dhe epidemisë) Kudo ku është futur paraja e pistë është dëmtuar normaliteti i sipërmarrjes dhe janë pasuruar një grusht banditësh e oligarkësh. Për të tjerët mbeti varfërimi dhe emigrimi.

Prandaj koha për ndryshim! Një orë e më parë!

Të fundit