All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

‘1.8 vjet burg nëse përdor simbolet komuniste’, zbardhet projektligji i PD i asistuar edhe nga gjermanët e CDU

‘1.8 vjet burg nëse përdor simbolet komuniste’, zbardhet
All - Paragraf - 1

PD ka finalizuar projektligjin që ndalon simbolet komuniste. Grupi i punës i përbërë nga deputeti Enkeled Alibeaj, studiuesi Erald Kapri, kreu i shoqatës antikomuniste Nebil Çika, pas asistencës së CDU-së gjermane, tashmë kanë gati draftin që ndalon me ligj simbolet e diktaturës dhe portretet e ish-diktatorit Enver Hoxha.

All - Paragraf - 3

Sipas Gazetës Shqiptare dokumenti prej 12 faqesh parashikon që sapo ligji të hyjë në fuqi bashkitë duhet të ndryshojnë emrat e rrugëve, shesheve, që mbajnë emrat e ish-udhëheqësve të diktaturës.

Po ashtu, projektligji parashikon që nëse do të ketë manifestime të propagandës komuniste, të përdoret si shembulli më i mirë rasti i Italisë, me dënim 1 vit e 8 muaj burg.

Po ashtu, demokratët kërkojnë me ligj që të shfuqizohen edhe dekoratat e titujt që janë marrë gjatë kohës së diktaturës.

Grupi i punës në PD, i cili punoi prej muajsh për hartimin e këtij drafti do të nisë punën me grupet e interesit para se të shkojë në kuvend për votim.

Kujtojmë se më 5 maj, në ditën e dëshmorëve pati një incident mes nostalgjikëve të komunizmit dhe demokratëve, pas përdorimit të simboleve të diktaturës, deri në përdorimin e shkopinjve.

Të fundit