All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

1 dollar në vit. Qiraja që Italia i paguante ambasadës Amerikane në Tiranë për ambientet në vitet ’80

1 dollar në vit. Qiraja që Italia i paguante ambasadës Amerikane
All - Paragraf - 1

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar një foto në të cilën shihen ish-ambasadori Italian Alberto Cutillo  dhe ambasadaori aktual i SHBA Donald Lu.

All - Paragraf - 3

Për ata që nuk shohin një histori interesante mund të themi se duhet të kthemi pak  prapa në kohë, kur SHBA i dha me qera ambasadëne  saj Italisë. Vetëm për një dollar në vit. Kaq kushtonte qeraja që Italia i duhej të paguante Amerikës për lëshimin e ambienteve të saja.

Statusi i plotë:

A e dinit se, gjatë periudhës së komunizmit, ndërtesa e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara iu dha me qira misionit diplomatik italian për 1 dollar në vit? Dje, Ambasadori Lu mirëpriti sërish Patrizio Fondi-n, i cili shërbeu në Ambasadën Italiane nga 1986 deri më 1989. Ambasadori Fondi, bashkëshortja e tij Bruna Basini, dhe Ambasadori Italian Alberto Cutillo vizituan ambasadën, zyrën e vjetër të Ambasadorit Fondi, dhe ndërtesën ku familja Popa u strehua për pothuajse pesë vjet. Ambasadori Fondi punoi fort për të mbështetur familjen Popa gjatë qëndrimit të tij në Tiranë në vitet ’80. Pavarësisht sfidave, ai e kujton atë periudhë me nostalgji. “Unë isha shumë i nderuar,” tha ai, “që isha pjesë e një periudhe të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.”

Të fundit