All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

1 milion euro fonde, këshilltari i LSI: Tiparet e gazetarëve dhe analistëve që paguhen nga Greqia

1 milion euro fonde, këshilltari i LSI: Tiparet e gazetarëve dhe
All - Paragraf - 1

Lajmi i publikuar në mediat greke se Ministria e Jashtme ka paguar disa gazetarë dhe portale shqiptare për të mbrojtur dhe promovuar interesat e tyre në Shqipëri ka trazuar opinionin publik.

All - Paragraf - 3

Deri tani nuk ka dalë asnjë emer, por për këshilltarin e LSI, Dritan Laba ata njihen shumë thjeshtë: “Mjafton të shihet në retrospektivë se cilat media e analistë kanë shkruar e thënë fjalë të mira për takimet Kotzias-Bushati, cilat kanë quajtur arritje të madhe heqjen e ligjit të luftës dhe lënien në hije të marrëveshjes së detit dhe cilat kanë sulmuar presidentin Ilir Meta”, thekson ai.

Në orët e pasdites, Prokuroria e Athinës nisi hetimet për lidhur me këtë informacion, i cili konsiderohet sekret shtetërorë.

Reagimi i plotë:

Kush media ka mbrojtur dhe i ka bërë jehonë pozitive takimeve të Bushatit dhe Kocias.

Kush media ka thënë që marrëveshja e detit është super.

Kush media ka goditur Presidentin e Republikës, se po vonon marrëveshjen, me kërkesat e tij, konform Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për firmosjen e autorizimit për bisedime mes paleve.

Kush media ka bërë shkrime duke e paraqitur Presidentin si “inatçi”, xheloz për sukseset e Ramës dhe plot epitete të tilla nga këto.

Kush media dhe analist, nëse mund të quhen të tillë, ka shkruar opinione me justifikimet se po hiqet ligji i luftës dhe kjo është arritje e madhe, kështu që marrëveshja për detin nuk ka asnjë rëndësi se ajo është më e mirë se e mëparshmja. Kush media ka pasqyruar vallet, puthjet “miqësore” dhe drekat me ushqim tradicional mes Bushatit dhe Kocias.

Kush media nuk ka transmetuar denoncimet e opozitës për “dhurimin” e zonës ekonomike detare Greqisë, dmth miliarda ton gaz dhe naftë. Kush media ka bërë emisione për leverdinë e marrëveshjes që do “ndryshojë” historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve pas nënshkrimit të saj.

Janë pikërisht mediat dhe “analistët” qëkanë përfituar para nga fondi sekret i Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Me shpresën se tani do t’i vjellin ato.

Greqia financon portale në Shqipëri, Mustafaj: Të nisin hetimet, qeveria të reagojë

Financimet greke në Tiranë; historiani ngre dyshime për një gazetë të përditshme

Të fundit