All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

1 milion specie në planet rrezikojnë të zhduken, shkak njerëzit

All - Paragraf - 1

1 milion nga 8 milion specie (gjithsej) që jetojnë në Tokë rrezikojnë të zhduken. Dhe shkaku është pikërisht njeriu.

All - Paragraf - 3

Paralajmërimi vjen nga shkencëtarët përmes një raporti të publikuar sot nga komiteti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Platformën shkencore-politike mbi Shërbimet e Biodiversitetit dhe Ekosistemit.

Raporti tregon gjendjen me të cilën po përballet planeti. Ky raport u përpilua nga 145 ekspertë nga 50 shtete.

“Rritja gjithmonë e më e madhe e popullatës po konsumon planetin”, thotë raporti. Norma e zhdukjes së specieve është qindra herë më e lartë se sa ka qenë mesatarisht në 10 milionë vite.

Zvogëlimi i vendbanimeve të specieve, shfrytëzimi i burimeve natyrore nga njeriu, ndryshimet klimatike dhe ndotja janë faktorët kryesorë që kanë sjellë këto pasoja dhe që kërcënojnë zhdukjen e 40% të amfibëve, 33% të barrierave koralore dhe 1/3 e gjitarëve detarë.

Të fundit