All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

1 milionë shqiptarë për pushime në Greqi, mbi 80 milionë euro të shpenzuara në 2018-ën

1 milionë shqiptarë për pushime në Greqi, mbi 80
All - Paragraf - 1

Numri i të huajve që preferojnë Shqipërinë është rritur, e po ashtu edhe numri i shqiptarëve që preferojnë Greqinë për pushime gjithashtu.

All - Paragraf - 3

Sipas medias greke “Neës247”, bazuar në të dhënat e Bankës së Greqisë për vitin 2018-të, 1,121,472 shqiptarë hynë në shtetin fqinj për turizëm, me një rritje prej 19%. Nga 13 rajone të Greqisë, shqiptarët dominojnë si turistë në Maqedoninë Perëndimore, Epir dhe Greqinë Perëndimore.

Ky studim ka publikuar të dhënat edhe për shpenzimet që turistët shqiptarët bëjnë në këto rajone dhe shifrat janë të larta.

Në Maqedoninë Perëndimore shqiptarët kanë shpenzuar në 2018-ën rreth 10 milionë euro, po aq sa gjermanët dhe bullgarët. Në Greqinë Perëndimore shpenzimet arrijnë, sipas studimit të publikuar nga media greke, në 29 milionë euro, të ndjekur nga gjermanët me 26 milionë euro dhe britanikët me 14 milionë euro.

Sa i përket Epirit, aty shqiptarët renditen të dytët me 40 milionë euro shpenzime, duke qëndruar pas gjermanëve që kanë shpenzuar 52 milionë euro, por përpara italianëve me 19 milionë euro.

Të fundit