All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

1 milionë të infektuar në Brazil, nëse situata vazhdon kështu, mund të kalojë dhe SHBA-të

All - Paragraf - 1

"Fushëbeteja" e agravimit të përhapjes së koronavirusit tashmë është zhvendosur në kontinente të tjera duke i dhënë pak "frymëmarrje" Europës.

All - Paragraf - 3

Përhapja e infektimeve me koronavirus është duke u përhapur masivisht në Amerikën e Jugut e veçanërisht në Brazil. Sipas përllogaritjeve të John Hopkins University, vendi ka kaluar tashmë një milion të infektuarit nga koronavirusi dhe mund të shndërrohet, në disa javë, në vendin më të goditur në botë nga pandemia, duke kaluar në shtrirjen e infeksionit por edhe në viktimat Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dje vendi ka përjetuar një bilanc dramatik, me më shumë se 54 mijë raste të reja, pjesërisht rezultat i disa përllogaritjeve të gabuara në ditët e kaluara. Sipas autoriteteve mjekësore braziliane, numri efektiv mund të jetë deri në 10 herë më i madh, dhe jo më i ulët se 3 milionë të infektuar.

Por edhe pse ka një përhapje të tillë infeksionesh, qytetet e mëdha si Rio de Janeiro po çlirojnë çdo ditë e më shumë masat shtrënguese, duke hapur restorante , qendra tregtare dhe ambiente të përbashkëta.

Të fundit