All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

1 vit para zgjedhjeve, Rama nis fushatën elektorale me inagurime dhe premtime

1 vit para zgjedhjeve, Rama nis fushatën elektorale me inagurime dhe
All - Paragraf - 1

Qeveria këtë javë mbledhjen e saj e ka zhvilluar në qytetin e Durrësit, ku në përfundim të saj kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka thënë se ka marrë disa vendime të rëndësishmë.

All - Paragraf - 3

Vendimi i parë është rritje e pensioneve për 665 mijë pensionist duke filluar nga 1 korriku. “Hap tjetër shumë të vogël por jo të pandjeshëm është ai për 665 mijë pensionistë për të cilët kemi rritur pensionet mbi inflacionin. Nëse do ti referoheshim shifrave, kemi 15 milion dollarë plus në paketën e pensioneve me 2,8 % duke nisur nga 1 korriku”, ka pohuar Rama.

Vendimi i dytë ka të bëjë me nisjen e punimeve për ndërtimin e "Rrugës së Arbrit", ndërsa theksoi se ky mandat do të jetë mandati i Shqipërisë kantier ndërtimi. “Jo më larg sesa të dielën e ardhshme, do hapet kantieri i parë i madh i programit tonë 1 mld për rindërtim, i cili do të përmirësohet nga të tjera kantiere dhe do të realizohet ajo që kemi thënë në fushatën e kaluar. Ky mandat do të jetë mandati i Shqipërisë kantier ndërtimi në infrastrukturën rrugore, por jo kantierë ndërtimi me shirita dhe me rrugë që mbeten rrugëve duke lënë pas një mal me borxhe mes qeverisë dhe  përfundimit por me rrugë të standardeve ndërkombëtare europiane. Kështui do të jetë Rruga e Arbrit, kështu do të jetë rruga Thumanë-Kashar, rruga Balldren-Milot, Shëngjin-Velipojë, Delvinë-Kardhiq, By passi i ri i Tepelenës, kështu do të jetë rruga e re e Orikumit, Unaza e Re e Myzeqesë, Rruga e Thethit, rruga Fier-Seman dhe një sërë aksesh të tjera”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, ai shtoi se po mendohet edhe zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës. “U miratua dokumenti i gjithë ndërhyrjeve prioritare 2018-2021, i miratuan 100 projekte që do financohen nga buxheti i shtetit, që i bashkëngjiten 123 projekteve në vijim, si dhe projekteve nga donatorët e huaj në bashkëpunim me qeveritë vendore të këtij qarku. Përfshihen projekte që kanë të bëjnë me rrugët, jemi ndërkohë në një proces studimi dhe rivlerësimi për i ndërtimit dhe rizgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës, apo hapjen e rrugës së re Kashar-Rrogozhinë, si dhe zgjerimin e aksit nga Rrogozhina në Fier. Parashikohet rehabilitimi i plotë i rrugës Durrës-Shijak, sistemin e aksit Fushë-Krujë-Milot-Morinë. Jemi në një fazë të avancuar të një projekti të madh për rindërtimin e të gjithë rrugëve të brendshme dhe rikualifikimin urban të hapësirave publike brenda një blloku të konsiderueshëm në Shkëmbin e Kavajës”, përfundoi Rama.

Të fundit