Flash News

KRYESORE

‘10 apartamente, makina të fundit, biznese në bregdet’, sekuestrohen 3 mln euro pasuri e katër shqiptarëve të arrestuar në Danimarkë

‘10 apartamente, makina të fundit, biznese në bregdet’,

Policia shqiptare ka bërë sekuestrimin e pasurisë së 4 personave të arrestuar gjatë operacionit, në Danimarkë, më datë 26 qershor 2019.

Bëhet fjalë për një pasuri prej 3 milionë eurosh, si: një kompani private (pulari), me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro; 10  apartamente banimi, në plazhin e Velipojës;  1 apartament banimi në Shkodër; 14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit;

Sipas policisë, të gjitha këto pasuri ishin të regjistruara në emër të familjarëve të tyre dhe personave me të cilët kishin lidhje miqësore dhe dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i personave të arrestuar, të cilët i kanë regjistruar në emër të familjarëve të tyre.

“Gjatë hetimeve për identifikimin e pasurive të tjera që kishin rrjedhur nga aktiviteti kriminal i Jetmir Kastrati, Eri Pelinku, Dëfrim Eçi si dhe Armando Duçaj, të arrestuar në Danimarkë më datë 26.06.2019, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal ”, “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale", Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, evidentoi një sërë pronash të tjera të këtyre personave dhe i kërkoi Gjykatës sekuestron përfundimtare në bazë të ligjit antimafia.

Pronat e sekuestruara më datë 26.06.2019 dhe 29.10.2019, me vendim gjykate, i janë dorëzuar për administrim Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave”, sqaron policia.

Të fundit