Flash News

KRYESORE

10 ditë para afatit, vetëm 10% e policëve kanë dorëzuar dokumentat e kërkuara nga vetingu. 300 kanë paraqitur dorëheqjen

10 ditë para afatit, vetëm 10% e policëve kanë dorëzuar

10 ditë para përfundimit të afatit, mësohet se vetëm 10% e punonjësve të policisë e kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë pranë drejtorive të policisë në kuadër të vetingut në radhët e uniformave blu.

Nuk dihen arsyet e hezitimit të punonjësve për të dorëzuar dosjet por mësohet se shkak është edhe volumi i madh i dokumentave të kërkuara.

Pritet që nga radhët e policisë të largohen afro 15% e punonjësve aktual, kryesisht të moshës mbi 45-vjeç. Deri më tani, nga radhët e policisë janë larguar rreth 300 punonjës policie, pjesa më e madhe e tyre në drejtorinë e Tiranës.

Të fundit