Flash News

KRYESORE

10 ditë pasi doli pozitiv me Covid-19, Boris Johnson shtrohet në spital

10 ditë pasi doli pozitiv me Covid-19, Boris Johnson shtrohet në

10 ditë pasi rezultoi i prekur nga Covid-19, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është shtruar në spital.

Mediat e huaja shkruajnë se kryeministri britanik u dërgua në spital me këshillën e mjekut të tij për shkak të simptomave të vazhdueshme dhe se kishte temperaturë të lartë.

Po ashtu, thuhet se dërgimi tij në spital erdhi më shumë si masë paraprake sesa urgjente.

55-vjeçari njoftoi se kishte rezultuar pozitiv për virusin në 27 Mars, pasi tha se kishte kollë dhe ethe në një video të postuar në Twitter.

Johnson kishte drejtuar qeverinë nga distanca gjatë izolimit të tij dhe mbetet përgjegjës pavarësisht shtrimit në spital.

Të fundit