Flash News

KRYESORE

“10 efektivë të lënduar”, Alibeaj i përgjigjet Policisë së Shtetit: Rama i ktheu në shërbim të krimit

“10 efektivë të lënduar”, Alibeaj i përgjigjet

Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj reagon pas deklaratës zyrtare të Policisë së Shtetit.

Në njoftimin zyrtar, policia sqaroi se ka proceduar 60 persona, 42 prej tyre të arrestuar, si dhe nga protesta e mbrëmshme janë plagosur 10 policë.

Pasi risjell videon e kreut të PD, Lulzim Basha, kur ky i fundit u bën thirrje qytetarëve të shmangin përplasjet me policinë, Alibeaj thekson se populli është në këmbë për t’i kthyer dinjitetin edhe policisë së shtetit, që sipas tij është kthyer nga Rama në shërbim të krimit.

“Nuk ka njeri ne Shqipëri qe i ka dhunuar me shume policet sesa Edi Rama duke i kthyer ata ne sherbim te krimit, roje dhe punonjes ngarkim shkarkimi te hashashit, heroines dhe kokaines.

Policia qe drejtohet nga te inkriminuar do te clirohet bashke me gjithe popullin nga zgjedha e krimit dhe te korruptuarit.

Policia eshte e popullit dhe jo kunder popullit, qeveria eshte e krimit kunder policise dhe popullit te saj. Populli eshte ne kembe per t’i kthyer dinjitetin dhe policise se shtetit, prandaj ne jemi me ta ne krah dhe mbrojtje te tyre.

Ndryshe nga kjo qeveri qe, kur ishte ne opozite, dhunonte policine, Lulzim Basha dhe PD ne çdo proteste kane qene ne mbrojtje te policeve me thirrje te hapura dhe me veprime konkrete, edhe pse protestuesit jane dhunuar dhe provokuar vazhdimisht nga police te infiltruar civile prej shefat e tyre te inkriminuar”, shkruan ish deputeti.

Të fundit