Flash News

KRYESORE

10 emrat që Gjekmarkaj do t’i çonte në tavolinë Bashës për deputetë: Lista e 2017-ës e dobët, vetëm 6 vetë do shpëtoja

10 emrat që Gjekmarkaj do t’i çonte në tavolinë

Analisti Agron Gjekmarkaj u pyet nga gazetari Alfred Lela në PolitikOn se cilët do të ishin 10 emrat që do të propozonte si kandidatët më potencialë për të garuar në listat e PD në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai renditi vetëm disa prej emrave më të njohur të botës akademike, por tha se emra që shkundin shoqërinë nuk është e lehtë të gjesh,

“Artan Fuga, Aurel Plasari, Fatos Lubonja, njerëz që kanë bërë betejat e veta në vend, duke ruajtur pa prekur integritetin intelektual dhe qytetar. Ka edhe të tjerë në botën akademike e jashtë Shqipërisë që do donim të ktheheshin. Shqipëria prodhon më shumë emra, por e lehtë të gjesh emra që e shkundin shoqërinë nuk është”, tha analisti.

“Keni qenë i pakënaqur me listën në 2017”, e pyet Lela.

“Ka qenë e dobët, klienteliste vende-vende. Mund të shpëtoja nga ajo listë vetëm 5-6 persona, të parin Sali Berisha, Lulzim Bashën, Genc Pollon, Jorida Tabakun, Palokën”, shtoi Gjekmarkaj.

Të fundit