Flash News

KRYESORE

10 gjuajtësit e goditjeve të lira më të mirë në Europë, mes tyre dhe një shqiptar

Portali goal.com ka bërë një renditje të 10 futbollistëve që shquhen si goditësit më të mirë të gjuajtjeve të lira.

Kriteri i përdorur është numri i golave të shënuar 5 vitet e fundit, ndërsa në vëzhgim janë marrë ligat kryesore të Evropës.

Në vend të parë renditet, Lionel Mesi me 19 gola të shënuar, ndërsa pjesë e listës është edhe mesfushori me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, që renditet i 10-ti.

Futbollisti që aktivizohet me Levanten në Spanjë, ka shënuar në total 6 gola.

Nuk mund te mungonte ne liste as mesfushori i Juvntusit, Miralem Pjaniç apo Hakan Calhanoglu i Milanit.

Të fundit