Flash News

KRYESORE

“10 grupe tatimorësh në Sarandë, terror psikologjik dhe financiar mbi bizneset”

“10 grupe tatimorësh në Sarandë, terror psikologjik dhe

Dega e Partisë Demokratike e Sarandës, përmes një deklarate, ka denoncuar terrorin, sipas saj, që po ushtrojnë tatimorët ndaj bizneseve në këtë qytet.

PD thotë në reagimin e saj se kontrollet që po ushtrohen janë selektivë.

“Prej 24 oresh, falangat e Arben Ahmetajt jane leshuar ne qytetin e Sarandes me 10 grupe tatimoresh duke ushtruar terror psikologjik dhe financiar mbi bizneset, qytetaret dhe pushuesit ne gjithe territorin e Bashkise Sarande. Qindra biznese denoncojne kontrollet deri ne presion per marrje ryshfeti nga tatimoret, duke prishur qetesine ne kete fillim sezoni turistik.

Partia Demokratike denoncon se shumica e kontrolleve jane selektive, duke shmangur ata qe jane sherbetore te Rilindjes e duke goditur demokratet e qytetaret e thjeshte. Ne jemi kunder paligjshmerise fiskale, por gjithashtu denojme me force terrorin, marrjen e ryshfetit dhe selektivitetin e falangave te pushtetit”, thuhet në reagimin e PD-së së Sarandës.

Të fundit