Flash News

KRYESORE

10 koktejet e vitit 2018: A je edhe ti një 'James Bond' i pijes...?

Drinks International ka publikuar listën e koktejeve më të shitura në mbarë botën në vitin 2018 dhe kjo provon se shumica e pijeve më të preferuara vazhdojnë të jenë “klasikët”.

Lista u përpilua duke pyetur 106 nga baret më të mira në botë për të renditur 10 koktejet më të shitura. Në listën më poshtë mund të shikoni nëse kokteji juaj i preferuar është ndër më të shiturit në botë për vitin 2018.

  1. Mojito

Bacardi dhe Havana Club ishin zgjidhjet kryesore të rumit për këtë klasik, të kombinuar me nenexhik, ujë sode, lëng të freskët të limonit të athët (lime) dhe sheqer.

  1. Espresso Martini

Pija e preferuar e pas-darkës po konsumohet gjithnjë e më shumë. Përbëhet me vodka, ekspres të freskët, liker kafeje dhe akull.

  1. Moscow Mule

Një koktej jo shumë aventuresk, por shumë popullor me vodka, lime, xhinxher dhe soda, i cili shërbehet në krikëll prej bakri.

  1. Manhattan

Një klasik i thjeshtë, i përbërë me Whiskey, Vermut të ëmbël, dy pika Angostura dhe akull, të zbukuruara me qershi.

  1. Margarita

Ndërsa versioni i ngrirë po bëhet gjithnjë e më i preferuar, receta klasike e Margarita-s është e përbërë nga Tequila, lëngu i freskët i limonit të athët (lime) dhe shurup agave-sh.

  1. Daiquiri

Pija me rum më e porositur në botë në vitin 2018, përbëhet kryesisht me lëng limoni, rum të bardhë dhe shurup sheqeri. Tundet dhe gati për t’u shërbyer.

  1. Dry Martini

Martini më popullor, i cili këtë vit u bë edhe më i kërkuar, është i përbërë me Xhin në vend të Vodka-s.

  1.   Whiskey Sour

Në pesë vitet e fundit, Whiskey Sour ishte një në 10 pijet më të kërkuara në gati 60% të bareve të anketuara. Është i përbërë me Whiskey bourbon, lëng limoni, një lugë çaji sheqer dhe një e bardhë veze (opsionale).

  1. Negroni

Negroni është një ndër koktejet më të preferuara. Është i përbërë me një të tretën Campari, një të tretën Vermut të ëmbël dhe një të tretën Xhin.

  1. Old Fashioned

Kokteji më i shitur për të katërtin vit radhazi. Ky është numri një i pijeve në gati 30% të bareve më të mira në botë. Një recetë e thjeshtë: një kub sheqeri me tre pika Angostura të hidhur dhe pak soda të thërrmuar, përzihet me një kub të madh akulli dhe dy masa Whiskey.

*Përktheu për Politiko.al: Loneta Progni

Të fundit