Flash News

KRYESORE

10 mijë dollarë në lojëra fati, Përparim Kabo kundër prokurorit Selmani: Ta bëjmë “Krye-prokuror-Krye” do të thotë të luajmë fatin tonë në kazino

10 mijë dollarë në lojëra fati, Përparim Kabo

Akademiku Përparim Kabo është shprehur kundër deklaratës në ILDKP të prokurorit Artur Selmani, i cili rezulton të ketë fituar mbi 10 mijë dollarë në lojëra fati. Sipas Kabos, nëse ky kandidat zgjidhet kryeprokuror i Shqipërisë, atëherë fatin tonë si njerëz dhe si atdhe ne e kemi luajtur në kazino.

“Kur një person thotë më bëni Krye-prokuror-Krye se pasurinë e kam bërë me lojëra fati…kjo do të thotë ndryshe që fatin tonë si njerëz dhe si atdhe ta luajmë në kazino….eh more shpirt i tregëtuar deri ku ke mbritur….Dikur në kohën e Mbretërisë edhe në punë nuk të mernin nëse kishe vese të tilla pa le të të jepnin kredi në bankë apo të të bënin Krye-prokuror-Krye….modernitet banal ky i sotmi…”, shkruan profesor Kabo.

Të fundit