Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
10 organizata mediatike informojnë BE: Paketa anti-shpifje burgos gazetarët. Ushtroni presion mbi qeverinë
Këshilli Shqiptar i Medias kundërshton draftin e paketës anti-shpifje të miratuar nga Ministria e Drejtësisë për mediat online. Në një deklaratë të përbashkët se bashku me 9 OJQ, shkruhet se “projektligjet e miratuara nga qeveria shqiptare nuk përmbushin standardet ndërkombëtare dhe principet e lirisë së medias dhe shprehjes të parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.
Sipas tyre, drafti rrit censurën dhe vetëcensurën në median shqiptare dhe kontribuon në përkeqësimin e mëtejshëm të lirisë së shprehjes.
“Miratimi i këtyre projektligjeve në formatin aktual apo me ndryshime kozmetike do të ishte një hap pas për demokracinë dhe liritë themelore në Shqipëri dhe procesin e integrimit të vendit në familjen evropiane”, shkruan KSHM-ja, një OJQ që synon të forcojë dhe të sigurojë Zbatimin e Kodit të Etikës, si një formë e vetë-rregullimit, përmes një mekanizmi që zgjidh ankesa.
Kritika për ligjin nga shprehur edhe OSBE dhe BE, që konkludojnë se ligji cenin lirinë e shprehjes; nga ana e qeverisë nuk ka pasur asnjë reagim deri tani.
Qëndrimi i plotë:
Pasi u njohëm me projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin Nr.97/2013, “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar; dhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin Nr.9918 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, të miratuar nga Këshilli i Ministrave me datë 3 korrik 2019, si pjesë e të ashtuquajturës ‘paketa anti-shpifje”, ne, përfaqësuesit e organizatave të lirisë së medias, shprehjes dhe organizatave të të drejtave të njeriut, deklarojmë sa më poshtë:
Projektligjet e miratuara nga qeveria shqiptare nuk përmbushin standardet ndërkombëtare dhe principet e lirisë së medias dhe shprehjes të parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Projektligjet i japin fuqi një enti administrativ shtetëror për të rregulluar përmbajtën e mediave online, ndërkohë që nuk adresojnë problemin e gjithpërhapur të propagandës së kamufluar si informacion dhe dizininformimit të sponsorizuar nga qeveria, njësitë e qeverisjes vendore dhe partitë politike.
Këto projektligje rrezikojnë të rrisin censurën dhe vetcensurën në median shqiptare dhe mund të kontribuojnë në përkeqësimin e mëtejshëm të lirisë së shprehjes dhe medias në Shqipëri, e cila siç u konstatua dhe nga një mision i shtatë organizatave ndërkombëtare në qershor 2019 është “në përkeqësim”.
Projektligjet në mënyrë të paprecedentë në vendet demokratike, synojnë të krijojnë një regjim kontrolli administrativ mbi median online, përmes Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA). AMA është institucion anëtarët e të cilit emërohen dhe shkarkohen në pothuajse diskrecion të plotë nga partitë politike. Ky institucion administrativ, Këshilli i Ankesave pranë AMA, synon të zëvendësojë modelin e vetë-rregullimit të mediave online dhe rolin e gjykatave me një mandat të gjerë e përkufizuar si “mbrojtja e dinjitetit dhe privatësisë”.
Ndryshimet e propozuara në ligjin Nr.97/2013, “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë,” në mënyrë të tërthortë imponojnë regjistrimin e ‘ofertueseve të shërbimeve të mediave’ si parakusht për të përftuar “lehtësira fiskale apo të ndonjë lloji tjetër.”
Ky projektligj i jep fuqinë Këshillit të Ankesave pranë Autoritetit të Medias Audiovizive në rastet e shkeljes së “dinjitetit dhe privatësisë së qytetarëve,” të detyrojë mediat online të publikojnë kërkesa ndjese – bazuar në një formulë të aprovuar nga AMA, të heq përmbajtjen nga interneti ose parashikon vendosjen nga Autoriteti i Komunikimeve Postare dhe Elektronike të një njoftimi “pop-up” me vendimin e AMA-s. Detyrimi i vendosur ndaj medieve online për ruajtjen e “dinjitetit dhe privatësisë së qytetarëve” është shumë i gjerë dhe i paqartë, çfarë i jep mundësinë Këshillit të Ankesave të kthehet në një organ cenzure, duke urdhëruar heqjen e përmbajtjes nga media online në një mënyrë diskrecionale dhe pa urdhër të gjykatës.
Ne besojmë se një organ administrativ, si AMA, nuk mund dhe nuk duhet të ngarkohet me kompetencat e shqyrtimit të shpifjes, të cilat gjykohen nga gjykatat penale dhe civile në vend.
Projektligji për ndryshimin e ligjit Nr.97/2013, “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë,” gjithashtu parashikon fuqizimin e Këshillit të Ankesave për të vendosur masa administrative joproporcionale që variojnë nga 100,000 lekë deri në 1 milion lekë, të cilat nuk pezullohen nga ankimi në gjykatë. Këto masa ‘drakonike’ administrative nuk diferencojnë qartë nëse ofertuesi i shërbimeve mediatike është një ‘blog’ i një qytetari apo publikimi online i një televizioni kombëtar.
Gjithashtu, ndryshimet e propozuara në ligjin Nr.9918 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë,” lënë hapësirë për një rregullim të dyfishte të medias online, jo vetëm nga AMA por edhe nga AKEP. Ndryshimet e propozuara të nenit 137 të këtij ligji, i ekspozojnë “ofruesit e shërbimit të komunikimeve publike’” që nuk zbatojnë urdhrat/vendimet e AKEP-it, të cilat lidhen me zbatimin e akteve/vendimeve të Këshillit të Ankesave dhe të AMA-s apo të nxjerra nga çdo organ tjetër me kompetenca ligjore në këtë fushë, ndaj gjobave që shkojnë deri në 100 milionë lekë. Të dy projektligjet e propozuara bien ndesh me praktikat më të mira ndërkombëtare që synojnë vetë-rregullimin e medias online dhe jo rregullim shtetëror të saj, përmes ngritjes së institucioneve administrative censuruese. Gjithashtu, ata nuk janë hartuar pëmes një procedure transparente dhe në konsultim me aktorët e interesuar.
Ne inkurajomë Qeverinë Shqiptare të tërheqë dy projektligjet si dhe i bëjmë thirrje Kuvendit të Shqipërisë të mos i miratojë ato, duke marrë parasysh kundërshtitë e ngritura nga gazetarët, shoqëria civile dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë. Qeveria, në vend se të bëjë rregullim të dyfishtë të shpifjes dhe fyerjes, duhet të fokusohet në dekriminalizimin e plotë të tyre, bazuar në shembujt më të mirë ndërkombëtarë.
Miratimi i këtyre projektligjeve në formatin aktual apo me ndryshime kozmetike do të ishte një hap pas për demokracinë dhe liritë themelore në Shqipëri dhe procesin e integrimit të vendit në familjen evropiane.
Organizatat firmëtare
- BIRN Albania
- Civil Rights Defenders
- Instituti Shqiptar i Medias
- Instituti Shqiptar i Shkencave
- Këshilli Shqiptar i Medias
- Qendra Res Publica
- Qendra Shqiptare MediaLook
- Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
- Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë
- Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë
*Letra do t’i dërgohet si njoftim edhe të gjitha institucioneve, organizatave dhe mediave ndërkombëtare.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38