Flash News

KRYESORE

10 raste me Covid-19 në Shqipëri, zëvendësministrja e Shëndetësisë: Nuk po zbatohen rregullat bazë, kafenetë plot!

10 raste me Covid-19 në Shqipëri, zëvendësministrja e

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, në një deklaratë për mediat tha se qytetarët nuk po zbatojnë rregullat bazike për tu mbrojtur nga koronavirusi, nga grumbullimi në kafene e restorante tek higjena personale.

Ajo apeloi që qytetarët të bëjnë kujdes me higjenën personale dhe sa kanë mundësi për të minimizuar rrezikun nga virusi vdekjeprurës.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat bazë të higjenës. Nuk po zbatohen rregullat bazë. Ka ende njerëz me shumicë nëpër kafene e restorante.

Duhet të mendojmë vetë se si të evitojmë të ndenjurit në ambiente të grumbulluara e me shumë njerëz.

Duhet të kufizojmë kontaktet në ambiente që rrihet shumë ngushtë,

Duhet evituar lëvizjet ndërqytetase. Ne i kemi të pregatitura strukturat. Paniku është i kuptueshëm, por çdo qytetar duhet të bëjë sa ka në dorë”, tha Rakacolli.

Shkon në 10 numri i të prekurve me Covid-19 në Shqipëri, dy prej tyre raste të reja 

Të fundit