Flash News

KRYESORE

10 të vrarë dhe dy të zhdukur në një vit, shkarkohet shefi i Komisarit të Policisë së Shkodrës

10 të vrarë dhe dy të zhdukur në një vit, shkarkohet

Ngjarjet e fundit kriminale në qytetin e Shkodrës kanë detyruar Ministrinë e Brendshme të marrë masa. Pas shkarkimit të Drejtori të Policisë, Vehbi Bushati, sot është larguar edhe shefi i Komisariatit të Polcisë, Vasil Çela, që zëvendësohet nga Lorenc Meta.

Ngjarjet kriminale në Shkodër:

  • 13 janar 2018, atentat kundër biznesmenit Lulzim Kulla në afërsi të tregut popullor të qytetit të Shkodrës.
  • Qershor 2018, zhduken pa gjurmë Gëzim Hysa dhe nipi i tij Agron Molla.
  • 18 qershor, ekzekutohet me armë Mehdi Kavaja, pronar i një servisi.
  • 15 korrik, vriten në një atentat, në hyrje të banesës, ish-polici Boran Bercana dhe Silvi Ndoci, bashkëjetuese me të.
  • 8 gusht 2018, vritet Fatbardh Lici, kunati i Lulzim Kullës dhe vellai i Mustafë Licit. Ky i fundit këshilltar bashkiak dhe drejtues i një partie politike me shtrirje lokale.
  • 1 shtator 2018, vritet biznesmeni Arjan Ferracaku teksa po kaloronte bashkë me Asmir Bilalin. Dyshohet se autorët e atentatit ngatërruan shenjestrën.
  • 14 nëntor 2018, në tregun popullor të Rusit vritet Fatos Ferracaku, kushëriri i Arjan Ferracakut.
  • 20 mars 2019, në fshatin Grudë vritet Nard Polia, pronar i një bujtine në Theth, pjesëtar i administratës së Zonave të Mbrojtura.
  • 30 mars 2019, vriten në derën e shtëpisë së tyre vëllezërit Bilali.

 

Të fundit