Flash News

KRYESORE

10 transferimet e pritshme të janarit, në listë Hysaj, Martinez & Mandzukic

Bleacher Report sot ka bërë një artikull të detajuar, duke parashikuar merkaton e janarit në futbollin europian. Në transferimet që priten, bie në sy emri i mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, aktualisht te Napoli. Ai parashikohet të largohet nga napolitanët në janar dhe të transferohet te Roma.

Emri tjetër interesant i kësaj liste është bavarezi Javi Martinez. Bayern pagoi 40 mln euro për të (rekord deri para dy vitesh në historinë e klubit më të madh në Gjermani), por tashmë spanjolli nuk garanton më cilësi dhe qëndrueshmëri në performanca. Ai ka 31 vite mbi supe dhe disa dëmtime të rënda në tre sezonet e fundit. Destinacioni i tij i radhës pritet të jetë Manchester City për rreth 25 mln euro.

Në listë përfshihen edhe emra si Mario Mandzukic, Christian Eriksen dhe Keita Balde.

Ja 10-shi i parashikuar nga Bleacher Report:

1. Elseid Hysaj (Napoli-Roma)

2. Javi Martinez (Bayern-Manchester City)

3. Mario Mandzukic (Juventus-Man. United)

4. Christian Eriksen (Tottenham-Man. United)

5. Federico Fernandez (Newcastle-Monaco)

6. Keita Balde (Monaco-Sevilla)

7. Sander Berge (Genk-Tottenham)

8. Youcef Atal (Nice-Tottenham)

9. Dani Olmo (D. Zagreb-Leicester City)

10. Florentino Luis (Benfica-Real Madrid)

Të fundit