Flash News

KRYESORE

10 transferimet më të shtrenjta; mbi 1 miliard euro u investuan gjatë 2018-ës

2018-ta do të kujtohet gjatë nga sportdashësit, si viti i rekordeve. Mbi 1 miliard euro të investuara për transferimin e futbollistëve nuk ishin parë kurrë në futbollin modern. Mes lëvizjeve më të kushtueshme janë ato të Mbappe-s, Cristiano Ronaldos apo edhe portierit Kepa Arrizabalaga.

Lista e plotë e transferimeve:

Kylian Mbappe; nga Monako te PSG për 180 milionë euro

Më i riu në moshë, vetëm 20-vjeç, por transferimi më i shtrenjtë i vitit 2018. Kjo është historia e sulmuesit Kylian Mbappe, i cili nga një i panjohur te Monako arriti të transferohej te klubi i kryeqytetit francëz, PSG për një shumë 180 milionë euro. Investim i vlefshëm, pasi Mpappe, jo vetëm që udhëhoqi Francën në Kupën e Botës, por shënoi edhe 13 gola me PSG-në në 12 ndeshje.

Cristiano Rolando; nga Reali i Madridit te Juventusi 116 milionë euro

Ishte transferimi më surprizë i vitit 2018. Ylli portugez braktisi Realin e Madritit, pas 9 sezonesh për t’u bashkuar me gjigandin e Serisë A, Juventus. Me 11 gola në 117 ndeshje në kampionatin Italian, sulmuesi 33-vjeçar, jo vetëm ka justifikuar shumën e investuar, por ka kthyer vëmendjen e munguar për Serinë A.

Kepa Arrizabalaga; nga Atletiko e Madridit te Chelsea për 81 milionë euro

Insistimi i portierit Thibaut Courtois për tu transferuar me çdo kusht te Reali i Madirit detyroi klubin londinez te investonte një shumë të konsiderueshme për 24-vjeçarin Arrizabalaga. Zgjedhja e dytë e Spanjës në Kupën e Botës është titular i padiskutueshëm në katërkëndëshin e bluve të drejtuar nga Mauricio Sarri.

Thomas Lemar; nga Monako te Atletiko e Madridit për 70 milionë euro

Edhe pse nuk bëri ndonjë paraqitje impresionuese më Francën në Kupën e Botës, mesfushori 23-vjeçar u tranferua nga Monako te Atletiko e Madritit për 70 milionë euro. I kërkuar me ngulm edhe nga Arsenali dhe Liverpool, paraqitjet e Lemar janë ende larg pritshmërive me shpresa se në 2018 do rikthehet në formën më të mirë.

Riyad Mahrez; nga Leicester City te Manchester City për 68 milionë euro

Leicester City luftoi fort që Mahrez të mos largohet, por në fund triumfoi dëshira e algjerianit, i cili u la i lirë për 68 milionë euro. ‘Dhelprat’ duhet të jenë të kënaqur me paratë e fituara, pasi paraqitjet e 27-vjeçarit me ekipin e Guardiolën nuk  kanë qenë dhe aq të kënaqshme.

Alisson; nga Roma te Livepool për 62 milionë euro

Livepooli është ankuar gjithmonë për mungesën e një portieri cilësor, por blerja e brazilianit u ka dhënë fund vuajtjeve për ‘të kuqtë’. Perkundër shifrës rekord, 62 milionë euro, Alison i ka bërë të gjithë për vete me paraqitjet e tij duke filluar nga trajneri Klop te kolegët Grabara dhe Minjolet.

Naby Keita; nga Leipzig te Livepool për 60 milionë euro

Transferimi i të riut të lindur në Guinea ishte tjetër lëvizje e kushtueshme e vitit. I panjohur dhe pa ndonjë eksperiencë ndërkombëtare, Keita u kërkua me ngulm nga trajneri Klop, duke investuar plotë 60 milion euro për një 23 vjeçar.

Fred; nga Shakhtar Donetsk tek Manhetser United per 59 milionë euro

Projektuar për t’u transferuar te Manchester City, por i destinuar për tu bashkuar me Manchetser United. Kjo ishte historia e transferimit të mesfushorit  brazilian, Fred, i kërkuar me ngulm nga Jose Mourinho. Me 9 ndeshje të luajtura nga 18 të zhvillluara, 25-vjeçarit i duhet ende kohë të justifikojë 60 milionë eurot e investuara.

Jorginho; nga Napoli te Chelsea për 56 milionë euro

Sapo trajneri Mauriocio Sarri u emërua trajner i Chelseas, blerja e mesfushorit Jorginho ishte një ndër kërkesat kryesore të teknikur Italian. 56-milionë euro bindën Napolin ta linte të lirë në një kohë që Jorginho është shndërruar në ‘motorin’ e mesfushës së bluve të Londrës.

Fabinho; nga Monao te Livepool për 45 milionë euro

I rritur nën urdhërat e Jose Mourinjos të Reali i Madridit, por pa arritur të shkëlqente ne sezonin 2012/2013, braziliani arriti të rikthehej sërish në nivele të larta. Ishte Monako që i hapi dyer për tu promovuar dhe dëshira e Jugrne Klop bënë që 25-vjeçari të transferohet në ishull për 45 milionë euro.

Transferime të tjera te shtrenjta: Vinicius Jr nga Flamengo te Real Madrid për 44 milionë euro; Malkolm nga Bordo te Barcelona për 39 milionë euro, Joao Cancelo nga Valencia te Juventusi pëe 32 milionë euro, Douglas Costa nga Bayern Munchen te Juventus për 31 milionë euro dhe Goncalo Guedes nga PSG te Valencia për 29 milionë euro.

Të fundit