Flash News

KRYESORE

10 vite në NATO, Ambasada Amerikane citon fjalët e Bush: Shqipëria, mike e besuar dhe një aleate e fortë e SHBA-së

Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar Shqipërinë në 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO, duke cituar fjalët e ish-presidentit amerikan George Ë. Bush gjatë vizitës së tij në vitin 2007.

Amabasada shkruan se Shqipëria mund të mbështetet tek Shtetet e Bashkuara, ashtu si Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek Shqipëria

“Shqipëria është një mike e besuar dhe një aleate e fortë. Shpresoj se vizita e sotme do të dërgojë tek populli shqiptar mesazhin se ju mund të mbështeteni tek Amerika, ashtu si Amerika mund të mbështetet tek ju, për të punuar fort për të përhapur lirinë dhe, si rrjedhojë, paqen,” tha ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Ë. Bush gjatë vizitës së tij historike në Tiranë në 2007, teksa Shqipëria përgatitej të hynte në NATO.

Ndërsa Shqipëria feston 10 vjet anëtarësim në NATO, ushtarët amerikanë marshuan me krenari përkrah Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke i qëndruar këtij premtimi. Edhe sot, Shqipëria mund të mbështetet tek Shtetet e Bashkuara, ashtu si Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek Shqipëria. Gëzuar përvjetorin e 10-të, Shqipëri”, shkruan Ambasada Amerikane.

Të fundit