Flash News

KRYESORE

10 vjet në kërkim, arrestohet organizatori që shkaktoi tragjedinë e Butrintit me 5 viktima

10 vjet në kërkim, arrestohet organizatori që shkaktoi

Arrestohet një prej autorëve të akuzuar dhe dënuar si një prej organizatorëve që shkaktoi tragjedinë e Butrintit me 5 viktima në vitin 2008.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Albert Gega, 36 vjeç, i dënuar nga gjykata e Sarandës me 10 vjet burg për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i policisë:

Policia e Fierit kap dhe ndalon një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit.

U ndalua shtetasi Albert Gega i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”.

Në vijim të zbatimit të planit operacional “Për kapjen e personave të shpallur në kërkim” nga shërbimet e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale Fier, në fshatin Kurjan u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:

  • Albert Gega, 36 vjeç, banues në fshatin Kurjan.

Në Tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit, shtetasi Albert Gega në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona ku 5 prej të cilëve u mbytën në liqen.

Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve” parashikuar nga Neni 298 i Kodit Penal.

Tragjedia 

Tragjedia e Butrintit shkaktoi pesë viktima, mes tyre edhe foshnja, 3 muajshe . Sipas prokurorëve, viktimat ishin mashtruar nga sekserët e trafikut të qenieve njerëzore, kundrejt përfitimit të një shpërblimi të majmë, që shkonte deri në 1200 euro. Liqeni i Butrintit kalohej me varkat e peshkimit me ngarkesë sa dyfishi i kapacitetit të tyre, duke rrezikuar ekstremisht jetën e njerëzve.

Varka prej druri, që shkaktoi tragjedinë, kishte nisur udhetimin me 17 persona, të cilet sapo kishin përshkuar afro një kilometër sipërfaqe ujore u përmbyt te prita e peshkimit në Vivar. Trafikantët ishin përpjekur t'i shmangeshin policisë kufitare, duke shkaktuar kështu një tragjedi të rëndë me vdekjen e 5 personave që ishin nisur drejt Greqisë.

Të fundit