Flash News

KRYESORE

10-vjetori i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Bushati: Mbetemi larg objektivit të përcaktuar në marrëveshje

10-vjetori i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Bushati: Mbetemi

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati kujton 10-vjetorin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Ai thekson se janë bërë hapa përpara gjatë dekadës së fundit, por vendi mbetet ende larg objektivit të përcaktuar në marrëveshje.

“Si sot 10 vjet më parë hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Walter Hallstein, një prej etërve themelues të Bashkimit Europian, njëkohësisht President i Komisionit Europian, do t’i përshkruante marrëveshjet e asociimit “si një marrëveshje më shumë se sa thjesht tregtare dhe më pak se sa një marrëveshje anëtarësimi”. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, si marrëdhënia më e lartë angazhuese ndërmjet Shqipërisë dhe BE, parasheh një afat 10 vjeçar indikativ, të ndarë në dy faza 5+5, për të përgatitur gradualisht anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, kemi hedhur hapa të rëndësishëm përpara, me marrjen e statusit të vendit kandidat, marrjen e rekomandimit të qartë të Komisionit Europian për nisjen e bisedimeve për anëtarësim dhe vendimmarrjen e BE-së për nisjen e procesit “screening” dhe kalendarin e bisedimeve. Edhe pse progresi gjatë kësaj dekade është i pamohueshëm, mbetemi larg objektivit të përcaktuar në marrëveshje. Në Shqipëri, në dallim prej shumë vendeve të tjera, nuk ka asnjë forcë politike që të kundërshtojë procesin e anëtarësimit të vendit në BE. Mirëpo kjo nuk mjafton. Politika ditore ka triumfuar shpesh mbi interesin kombëtar, duke injoruar një fakt kokëfortë: nevojën jetësore të shoqërisë për të qenë pjesë e vlerave dhe standardeve evropiane”, shkruan Bushati.

Të fundit