Flash News

KRYESORE

10 vjetori i RTV Ora News, reagojnë dy bashkëthemeluesit që nuk u ftuan në festë

Në festën e 10 vjetorit krijimit të RTV Ora News, numri i pjesëmarrësve ishe shumë i madh, shkonte deri te 1000 të ftuar, personalitete, intelektualë të fushave të ndryshme si dhe shumë kolegë gazetarë.

Por ajo që u vu re ishte mungesa e dy prej bashkëthemeluesve të televizionit, Alfred Pezës i cili ka qenë drejtesi i parë i televizionit si dhe Almir Shkurti, moderatori i emisionit “Alarm”.

Nga statuset e tyre në Facecebook, është kuptuar se dy gazetarët, nuk e prisnin të liheshin në hije nga kolegët e tyre, duke mos i ftuar në këtë 10 vjetorë.

Alfred Peza shprehet se nuk kishte dijeni për këtë aktivitet dhe se u informua nga sms-ja e mikut të tij.

“Nëse Xhafer Ypi, si Kryeministër i Shqipërisë i vitit 1922 do të organizonte festimin e 10 vjetorit te shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ismail Bej Vlora do ishte gjallë, do ta kishte vënë në krye të qoshes. Po ti ku je, se nuk po të shoh mes 1400 të ftuarve në 10 vjetorin e Ora News, që po "nis një dekadë të re me vizion dhe filozofi bashkëkohore"?! Kështu me shkruan tani një miku im me sms. Fillimisht mendova se mos po bënte shaka, sepse unë televizionin "Ora News" bashkë me shumë kolegë e bashkëpunëtorë, si dhe me botuesin Aleksander Frangaj e kemi themeluar në fund të janarit 2007! Ç'ne që paska festë tani në fund të shtatorit?! Mos e ka ngaterruar gjë me festen e Fevziut?!,- mendova. Por, tani qe hapa televizorin në shtëpi, po shoh qe ai paska folur seriozisht. Edhe une shume seriozisht i uroj stafit aktual edhe shume e shume 10-vjetorë te tjere, sëbashku me Presidentin Ylli Ndroqi. Suksese!”, shkruan Peza.

I zhgënjyer duket se ka mbetur dhe Shkurti  i cili gjithashtu shprehet se nga 2011 deri në 2014 ka drejtuar emisionin investigativ “Alarm” i cili u mbyll nga shteti. Për t’ju kujtuar kështu se ai ka qenë pjesë e stafit të tyre.

“Mora vesh se sonte paskësh qenë një festë për 10 vjetorin e Ora News. Nga viti 2011 deri 2014 kam ideuar dhe drejtuar emisionin investigativ shumë të suksesshëm Alarm që pushteti e mbylli. Urime kolegëve me të cilët sakrifikuam, por edhe shijuam!", shkruan ai.

Familja Ndroqi me një trashëgimtar të ri; nusja Mariana, në pritje të fëmijës së parë

Të fundit