Flash News

KRYESORE

10 vjetori i pavarësisë, reagon Aleksandar Vuçiç: Kosova nuk është më e jona, por edhe as e shqiptarëve

10 vjetori i pavarësisë, reagon Aleksandar Vuçiç: Kosova

Serbët nuk do ta pranojnë plotësisht pavarësinë e Kosovës, në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, i ka thënë agjencisë Reuters, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç ka thënë se çdo vendim do të duhej të vendosej përpara votuesve serbë.

“Populli duhet të vendosë”, ka thënë ai, duke shtuar se ka dyshime të mëdha që të njëjtit do ta miratonin njohjen e plotë të Kosovës, raporton ‘REL’.

“Na duhet të shohim realitetin e sotëm dhe të kuptojmë marrëdhëniet në botë dhe në Kosovë, por edhe të kuptojmë se Kosova nuk është e jona ashtu siç ne e kemi mësuar veten, mirëpo nuk është as e tyre siç tentojnë të shprehen ata”, ka thënë presidenti serb.

“Nëse nuk do të ketë kompromis, ne do ta vazhdojmë për dekada këtë konflikt. Ne nuk duhet t’ua lëmë fëmijëvë tanë që të përballen me këtë gjë”, ka deklaraur Vuçiq.

Ai ka thënë se është i mundshëm një kompromis, mirëpo që duhet të jetë i bazuar në “vullnetin politik në Brukel dhe jo në shtimin e presionit ndaj Serbisë”.

Të tjera nga 10 vjetori i Pavarësisë:

“Urimi” i Rusisë për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës: Nuk keni asgjë për t’u mburrur. Jeni “gropë e zezë” nga ku njerëzit largohen

“Kosova u bë e pavarur sepse nuk u mposht kurrë!” Basha dhe Berisha urojnë 10 vjetorin e pavarësisë

Kryemadhi për 10 vjetorin e Kosovës: Ditë reflektimi, të realizojmë aspiratën e shqiptarëve për të qenë pjesë e familjes evropiane

Clinton dhe Bush mesazh shqiptarëve: Jemi krenarë që ndërhymë në Kosovë dhe mbështetëm pavarësinë

Prapaskenat e përplasjes/ Rama i inatosur me Haradinajn, zgjodhi Ilir Metën si negociator për kufirin; zbardhet takimi i presidentit të Shqipërisë në “Villa Gorica

Të fundit