Flash News

KRYESORE

“100 ditët e para të Macron në qeverisje”, ja çfarë mendojnë francezët për Presidentin e ri

“100 ditët e para të Macron në qeverisje”, ja

Vetëm tre muaj pas marrjes së funksionit si President i Francës, EmmanuelMacron është vlerësuar përmes një sondazhi nga qytetarët për punën e tij.

Sipas sondazhit të  publikuar sot në “Elabe”  një në dy francezë, pra 50 % mendojnë se është shumë herët për të vlerësuar punën e tij, ndërkohë që 36 % e gjykojnë zhgënjyese.

Vetëm 14 % të personave të pyetur e vlerësojnë punën e presidentit të kënaqshme”, sipas këtij sondazhi për BFMTV.

Imazhi i presidentit po përkeqësohet në raport me muajin korrik. Nëse 73 % e francezëve e gjykonin dinamik, tashmë ka 11 pikë më pak se muajin e kaluar.

Rreth 60 % e personave të pyetur mendojnë se ai kërkon vërtet t’i ndryshojë gjërat dhe 54 %  se ai është i aftë të reformojë vendin.

Imazhi i kryeministrit, Eduard Philippe mbetet pak i strukturuar. Rreth 57 % e gjykojnë dinamik dhe 55 % mendojnë se ai kërkon vërtet të ndryshojë gjërat, por vetëm 47 % besojnë se ai është i aftë të reformojë vendin.

Sondazhi u realizua në harkun kohor të 22-23 gushtit me rreth 1 004 persona nga mosha 18 vjeç e lart.

Të fundit