Flash News

KRYESORE

“100 mijë euro dëmshpërblim për prishje imazhi”, Nishani i përgjigjet Panuçit me një kundër-padi

“100 mijë euro dëmshpërblim për prishje imazhi”,

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi ka depozituar në gjykatë një padi kundër ish-presidentit, Bujar Nishani, pas një statusi që ai publikoi në rrjetet sociale.

Ish-kreu i shtetit e quajti ‘timonierin’ italian një sharlatan, si pasojë e humbjes së kuqezinjve në miqësoren kundër Kosovës, 3:0.

Megjithatë, TV Klan mësoi pranë zyrës së ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani se edhe ky i fundit do të dorëzojë një padi penale në gjykatë, kunder trajnerit të Kombëtares për ‘Përdhosje të Simboleve Kombëtare’.

Sipas zyrës së ish-presidentit Nishani, kjo padi ndaj Panuçit do të ngrihet për shkak se duke larguar lojtarët më të mirë, trajneri aktual i Kombëtares së futbollit ka degraduar përfaqësimin e Shqipërisë .

Ekipi kombëtar i futbollit është dekoruar nga ish-presidenti Nishani me titullin “Nderi i Kombit”.

Kjo është hera e parë që një trajner Kombëtareje përballet në gjykatë në Shqipëri me një personalitet publik për opinionin e tij, pas një ndeshje futbolli.

Të fundit