Flash News

KRYESORE

“100 mijë euro për dëmtim imazhi”, trajneri Panuçi: Pse e padita ish Presidentin Nishani

“100 mijë euro për dëmtim imazhi”, trajneri

Gjatë konferencës për mediat një ditë para ndeshjes me Izraelin, trajneri i Kombëtares, Kristian Panuci ka folur edhe për padinë që i bëri ish Presidentit Bujar Nishani, teksa ky i fundit e quajti sharlatan për shkak të humbjes me Kosovën. Panuci u shpreh se njerëzit duhet të tregohen të edukuar dhe të flasin me korrektesë.

“Çdo gjë ka vetëm një shpjegim, njerëzit duhet të tregohen të edukuar dhe të flasin me korrektesë për sa i përket deklaratave. Këto janë punët e mija, nëse jam konsultuar apo jo me presidentit”, sqaroi ‘timonieri’ italian.

Formacionin e ndeshje nuk e bëri të ditur, por Panuçi garantoi tifozët se ekipi ka punuar maksimalisht këto ditë për ndeshjen me Izraelin dhe Skocinë.

Pyetur nëse ka informacione për gjendjen në ekipin e Izraelit, ai sqaroi: “Kemi pak informacion. Nuk kam biseduar me kolegë, por ka parë 2 videot e ndeshjes me Shqipërinë. Nuk është e njëjta skuadër dhe kemi pak informacion në lidhje me këtë”, përfundoi ai.

Të fundit