Flash News

KRYESORE

“100 mijë nxënës më pak”, Besa Shahini kundërshton të dhënat e INSTAT: Janë 10 mijë më pak

“100 mijë nxënës më pak”, Besa Shahini

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka kundërshtuar edhe të dhënat e INSTAT kur vjen puna te publikimi i lajmit se në vitin e ri shkollor 2019-2020 janë regjistruar mbi 100 mijë nxënës më pak se vitet e shkuara.

Në një deklaratë për shtyp, ministrja tha se edhe shifrat për numrin total të nxënësve që nisën dje zyrtarisht vitin e ri shkollor nuk ka qenë i saktë, pasi nuk u përllogaritën fëmijët e parashkollorit dhe të arsimit profesional.

“Shifrat që keni raportuar dje janë të pasakta dhe të pjesshme. Ju raportuat një shifër prej 380 mijë nxënës që shkojnë në shkollë, por kjo shifër përfshinë vetëm nxënësit e klasave 1-12, duke mos përfshirë arsimin profesional dhe parashkollor. Nëse përfshihet edhe arsimi profesional në total është 480 mijë nxënës.

Shifrat mblidhen nga min e financave dhe ekonomisë dhe në deri në fund të javës del shifra finale për regjistrimet për vitin e ri shkollor. Në krahasim me vitin e kaluar supozohet të jenë 10 mijë nxënës më pak e jo 100 mijë sic është raportuar në media”, shprehet ministrja, duke hedhur pishtë të dhënat e INSTAT.

Siç raporton Monitor, referuar të dhënave nga Ministria e Arsimit, në arsimin 9-vjeçar pritet të vijojnë studimet këtë vit të ri shkollor 306 mijë nxënës. Numri i fëmijëve në këtë cikël është 13 mijë më pak se në vitin shkollor 2018-2019. Ndërsa në krahasim me fillimin e tranzicionit (vitin ’92) janë rreth 200 mijë nxënës më pak.

Shak kryesor për rrudhjen e numrit të nxënësve është emigrimi.

Viti i ri shkollor, PD: Qeveria braktisi premtimet e bujshme, 200 shkolla të mbyllura dhe 145 mijë nxënës më pak

200 mijë nxënës më pak në banka këtë vit të ri shkollor, në krahasim me fillimin e tranzicionit

 

Të fundit