Flash News

KRYESORE

“100 mijë thirrje te 127”, Brataj: Shifra të tmerrshme, po krijon ngarkesë për urgjencën

“100 mijë thirrje te 127”, Brataj: Shifra të tmerrshme, po

Drejtori i Urgjencës Skënder Brataj foli në emisionin “Real Story” në “News 24”, ku deklaroi se numri i thirrjeve në numrin 127 ka shkuar mbi 100 mijë. Sipas tij kjo është situatë e tmerrshme, duke u shprehur se ka persona të cilët pasi kanë telefonuar njëherë, rimarrin përsëri.

“Deri tani thirrje drejt 127 janë mbi 100 mijë persona, duke e llogaritur nga ora 00:00. Janë shifra të tmerrshme. Po ndodh fenomeni, që i njëjti person merr njëherë dhe rimerr. Kjo krijon disi ngarkesë. Duhet thënë se familjarët duhen ngushëlluar për rastin e vdekjes. Ne e kemi thënë se këta janë pacientët që rrezikojnë më shumë. Sot janë bërë 84 testime dhe mjekët e infermierët kanë dalë negativë, ndërsa 3 të tjerë janë pozitivë. Kemi 15 raste pozitive të konfirmuara”, tha Brataj.

Duke folur për pacienten që humbi jetën, Brataj u shpreh se ajo vuante nga shumë sëmundje.

“Pacientja kishte një problem kronik prej vitesh. Edhe gripi do ia shkaktonte këtë problematikë. Iu bë testi dhe doli se ajo ishte pozitive. Për 5 ditë u bë gjithë ky proces. Nga kartela klinike e saj, del se gruaja e moshuar vuante nga shumë gjëra”, u shpreh Brataj.

Të fundit